Ambasada e SHBA ka paralajmëruar qytetarët e saj të shmangin tubimet gjatë ditës së sotme teksa është paralajmëruar protestë kundër rritjes së çmimeve.
Ambasada e SHBA njofton shtetasit amerikanë se ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të shpërndahen në pjesë të tjera të qytetit

“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të shpërndahen në pjesë të tjera të qytetit. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

“Ditën e shtunë, datë 19.03.2022, me fillim në orën 11:00 para Kryeministrisë në bulevardin Dëshmoret e Kombit, është planifikuar të zhvillohet një protestë, do ketë devijime qarkullimi dhe bllokim të akseve rrugore. Krahas kësaj proteste të planifikuar ka pasur edhe disa protesta të paplanifikuara dhe të paparalajmëruara në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin. Këto protesta shpesh ndodhin pranë shesheve publike dhe/ose ndërtesave qeveritare dhe mund të ndodhin në çdo kohë të ditës”, paralajmëron ambasada.

Ambasada E Shba Njoftimi
Ambasada E Shba Njoftimi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb