Tensionohet situata dhe nisin arrestimet nga policia. Gratë dhe vajzat ishin vendosur në rreshtin e parë pasi policia ka larguar disa të rinj që kishin bllokuar unazën. Ata kanë shtuar radhët për t’i bërë ballë policisë. Policia ka shoqëruar disa persona, duke i shkëputur me forcë nga turma. Madje gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se efektivë policie meshkuj kanë shoqëruar në furgonin e policisë me forcë protestuese gra.

Në vend kanë ardhur forca të shumta nga komisariatit, forcat Shqiponja dhe të FNSH-së me kundragaz.

Protesta kundër rritjes së çmimeve ka paralizuar kryeqytetin mbrëmjen e sotme. Rrugët e Tiranës janë mbushur me qytetarët që iu kanë bërë thirrje dhe të tjerëve t’iu bashkohen.

Protesta është përhapur në të gjithë kryeqytetin. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se qytetarët kanë bllokuar të dyja anët e Unazës së Vjetër. Disa janë ulur në tokë dhe kërkojnë uljen e çmimit të karburanteve.

Protestuesit iu kanë bërë thirrje shoferëve të fikin makinat dhe t’iu bashkohen në protestë për rritjen e çmimeve.

Gazetari Erjon Skëndaj tha se një grup është nisur drejt Zogut të Zi për të bllokuar dhe atje qarkullimin. Një pjesë e protestuesve kanë shkuar tek drejtoria e Policisë. Policia ndërkohë ka ndërhyrë duke kërkuar lirimin e rrugës dhe disa protestues që ishin ulur këmbëkryq janë larguar me forcë. Një grup protestuesish ka vijuar protestën në hyrje të Myslym Shyrit.

Policia
Policia

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb