Pas gati dy orësh opozita ka mbyllur protestën e organizuar sot para kryeministrisë, por turma me në krye Berishën dhe Metën, kanë lëvizur në këmbë në drejtim të Parlamentit.

Pas qëndrimit dhe mesazheve te Kryeministria, Kryetari i PD së bashku me protestuesit iu drejtuan Parlamentit më këmbë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton live nga protesta, duke bërë me dije se protestuesit dhe Berisha janë ndalur para Ministrisë së Brendshme pas marshimit para parlamentit. Kreu i PD ka përshëndetur protestuesit, duke u ngjitur në bunker, ndërsa në duar mban një flamur të PD dhe një flamur shqiptar.

Në mbyllje të fjalës së tij më herët, Berisha tha se ditën e hënë protesta do të bëhet para parlamentit, në momentin kur do të zhvillohet seanca plenare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb