Partia Socialiste mblodhi këtë të martë Kryesinë. Në këtë mbledhje kryefjalë e diskutimeve ishin zgjedhjet lokale, ku u morën edhe disa vendime.

Gazetari Ergys Gjençaj, raportoi për “BalkanWeb”, se data e zgjedhjeve do të jetë mes 15 prillit e 15 majit të vitit 2023, ndërsa do të jetë Presidenti i Republikës ai që do të përcaktojë datën e saktë, pas konsultave me krerët e grupeve parlamentare.

Ndërkaq, sipas gazetarit, nuk përjashtohet mundësia që të ketë dhe ndryshim të ndonjë drejtuesi politik në qarqe, e kjo mund të jetë një lëvizje e PS për t’i dhënë dinamizëm garës për zgjedhjet lokale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: