Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Grudë të Shkodrës, ku në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë drejt një banesë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se burime policore kanë bërë me dije se zjarri është hapur nga dy persona, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tyre si dhe rrethanat e ngjarjes.

Po ashtu mësohet se fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb