ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Elbasan, ku nga një automjet është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, por fatmirësish nuk ka të lënduar.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije mjeti me targa AA616AB është gjetur i djegur në një rrugicë në lagjen ‘5 Maji’. Të njëjtat burime thane se objektiv i sulmit ka qene fisi Çapja.

Policia, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa aty ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhojat. Mësohet se targa që kishte vendosur mjeti ishte e falsifikuar, ndërkohë mjeti me targat origjinale ndodhet tek pronari i tij.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 23.12.2017 rreth orës 09:05 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në Lagjen “Emin Matraxhiu”

Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se:

Në Lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë persona të paidentifikuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Capajve.

Më pas në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: