DURRËS

Policia njofton se një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot pasdite në lagjen numër 16 në Durrës.

Sipas policisë, 32-vjeçari Edmir Bregu me emër të ndryshuar në Ilir Kuçi , është qëlluar me armë zjarri në këmbë teksa ka ndërruar jetë në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Në komunikatë, saktësohet se policia ka shoqëruar disa persona, si dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e  autorit.

Nga ana tjetër gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se Edmir Bregu u qëllua gjatë konfliktit prej autorëve me breshëri kallashnikovi disa herë. Autorët mundën të largohen duke shfrytëzuar shiut e rrëmbyeshëm, errësirën dhe zonën periferike ndërkaq në komisariat janë shoqëruar një numër i shumtë dëshmitarësh okularë.

NJOFTIMI PARAPRAK

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Informacion shtesë.

Shtetasi i plagosur J. B., ndërroi jetë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës.

(d.xh/a.k/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb