LEZHË

Një tjetër ngjarje ka bërë që Shëngjini të mos jetë i qetë këtë verë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se në Shëngjin janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Po ashtu, gazetari shprehet se  policia ka thënë se nuk ka persona të lënduar.

Policia po heton për të gjetur autorët e kësaj ngjarjeje.

Autorët dyshohet se po udhëtonin me një motor.

Mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti, nga një person që udhëtonte me motor. Të dyja palët tashmë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Mjeti është ndaluar në fshatin Kryebushat. Dyshohet se është përfshirë në këtë ngjarje, pasi ka shenja plumbash.

Vijojnë hetimet për këtë ngjarje.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb