Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj.

Mësohet se takimi është zhvilluar në vilën qeveritare.

Kujtojmë se Blair njihet si këshilltar i kryeministrit Rama, ndërsa për shumë çështje nuk ka munguar edhe këshilla e tij. Por nuk dihet se çfarë kanë diskutuar Rama dhe Blair këtë herë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: