GREQI

Refugjatët i kanë vendosur flakën kampit në Greqi, duke shënuar kështu dy viktima. Refugjatët ishin strehuar në Lesbos dhe jaën përleshur me policinë. Mediat greke bëjnë me dije se në kamp është krijuar një kaos i madh.

Sipas mediave helene, 6 të plagosur janë dërguar në spital, e mes tyre ka edhe fëmijë. Ngjarja e rëndë pasi refugjatët i kanë vënë zjarrin çadrave të kampit.

Një nënë me foshnjen të djegur në kampin e Morias, në ishullin Lesbos. Pamje të rënda në media, pasi refugjatët nuk e dorëzojnë trupin e foshnjes së djegur, por e mbajnë në krahë dhe protestojnë në hapësirën e kampit. Gjashtë të plagosur janë transportuar pasdite në spitalin e Mitilinit, ndërsa në mbrëmje 1 grua shtatzënë dhe një fëmijë me krizë epilepsie. Media greke bën të ditur se episodet janë shkaktuar pasi refugjatët protestuan kundër kushteve të vështira të jetesës në kampin në Moria. Nga përleshjet janë shkaktuar dëme në makinat e zjarrfikëseve ndërsa indinjatën kanë shprehur dhe zjarrfikësit grekë, pasi janë ndjerë në rrezik për jetën nga sulmet.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb