SHKODER – Një resort turistik është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Velipojë.

Turistët ishin në gjumë në momentin kur raportohet të ketë ndodhur një shpërthim i madh zjarri.
“BalkanWeb” mëson se forcat e zjarrfikëses janë nisur menjëherë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në kompleksin “Fishta”, në Velipojë. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të resortit turistik, dhe si shkak kryesor mendohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb