Rikthehen në detyrë disa prej kontrollorëve të AlbControl në Rinas. Lajmi bëhet i ditur nga burime për “News24” dhe “BalkanWeb”.

Aktualisht hapësira jonë ajrore po monitorohet nga kontrollorë turq, grekë dhe shqiptarë. Ndërkohë që mësohet se AlbControl ëhstë në bisedime dhe me partnerë të tjerë për të siguruar kontrollorë shtesë.

Kujtojmë që kontrollorët e AlbControl hynë në grevë duke bojkotuar punën, ndërsa situata solli bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Ditën e sotme nisën fluturimet për qytetarët, ndërkohë që nga 26 kontrollorë që u shoqëruan në polici, 3 prej tyre qëndrojnë në paraburgim. Bëhet fjalë për shtetasit; Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Protesta e kontrollorëve erdhi pas vendimit për përgjysmim të rrogës së tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: