Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e SPAK për burgim të përjetshëm për Bexhdilin.

Ai rezulton të jetë njeriu kyç i cili ka informacion për vendin ku është varrosur trupi i Jan Prengës, por ai refuzoi ta tregojë dhe nuk ka shfaqur asnjë pendesë gjatë gjykimit.

Bexhdili, ishte kopshtar i resortit Golden në Pjezës Shijak, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i torturuar i Jan Prengës. Për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës” u kërkua një dënim me 3 vite burg.

Jan Prenga u rrëmbye janarin e 2020. Urdhrin për rrëmbimin sipas SPAK e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi.

Rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe. Sipas SPAK, Festim Bexhdili e dinte vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb