SHKODËR- Ndonëse u deklarua i zhdukur, me sa duket kanabisi vijon të kultivohet në vend. Policia e Shkodrës ka zbuluar një parcelë me plot 270 rrënjë kanabis në kufi mes dy rretheve, Shkodrës e Pukës.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se bimët narkotike u zbuluan në vendin e njohur si “Shkambi i Zanave” por ende nuk është e përcaktuar se cilit rreth i përket kjo zonë. Nuk ka ende persona të identifikuar si kultivues të drogës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: