Sërish shpërthime në Mitrovicë. Mediat kosovare bëjnë me dije se një bombë ka shpërthyer në Lagjen e Boshnjakëve. Kjo lagje është e banuar me banorë nga të gjitha komunitete, me shumicë shqiptare.

Dyshimet e para aluduan për shpërthim bombe, por këtë e ka mohuar Policia e Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se shpërthimet në Veri të Kosovës nuk vinin nga mjetet shpërthyese.

“Bëhet fjalë për mjete piroteknike, nuk janë shpërthime që shkaktojnë efekte shkatërrimi, kanë efekte të zërimit, nuk ka lëndime. Kur flitet për Lagjen e Boshnjakëve, është një zonë jo një pikë e vetme”, ka deklaruar Hoti.

Njësitet e policisë së Kosovës, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu është bllokuar rruga për qarkullimin e qytetarëve. Incidentet vijnë pas vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore, raporton Telegraf.

Image 86
Image 86

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb