Shqipëria ka shënuar edhe viktimën e 32- të nga COVID-19 në më shumë se 2 muaj pandemi.

Ajo është një 64- vjeçare e cila vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit kurse prej 3 javësh ishte tek Infektivi në gjendje të rëndë.

Tashmë bilanci shkon në 32 viktima në Shqipëri edhe pse prej javësh nuk ishin shënuar më viktima.

 

NJOFTIMI NGA MINISTRIA

COVID19, Ministria e Shëndetësisë/
Ndërron jetë në spitalin infektiv 64-vjeçarja, vuante nga limfoma e trurit

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.
64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb