DURRËS

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në qytetin e Durrësit ku është plagosur me thikë 50-vjeçari me iniciale A.K. Pak minuta pas krimit, policia ka arrestuar autorin, shtetasin F.V., 36 vjeç.

Informacion paraprak

Plagosi me thikë 50 vjecarin, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga 36 vjeçarin.

Më datë 18.01.2022, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm te shtetasit F. V.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: