Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Sarandës. Dyshohet se pas një grindje banale mes të rinjsh ka ngelur i plagosur me thikë një 19-vjeçar, banor i Sarandës.

19-vjeçari me inicialet R.A, është transportuar në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi” i goditur me thikë.

Mesohet se i riu ka katër goditje në pjesën e pasme dhe në duar. Grupi hetimor ka nisur hetimin për të zbardhur shkakun dhe autorin e kësaj ngjarjeje. Sipas bluzave të bardha, gjendja e të riut është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 10.01.2021, rreth orës 15:45, në Sarandë, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi R. A, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M. B, dhe shërbimet e Policisë janë  vënë në ndjekje të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: