TIRANË

Një sherr për motive të dobëta në Institut ka përfunduar me plagosjen e një të riu. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme  në rrugën “Taulantët”. Gazetarja e ‘BalkanWeb’, Dorjana Bezat raporton se i plagosur në këtë sherr ka mbetur 21-vjeçari i identifikuar si  Olsi Meraj, i cili mësohet të jetë me profesion futbollist.

Nga të dhënat e para raportohet se përplasja mes të rinjve ka nisur për një konflikt,  që shoku i të plagosurit kishte pasur me një grup tjetër. I plagosuri së bashku me shokun e tij po bënin stërvitje në kohën kur janë afruar një grup tjetër djemsh, të cilët më pas janë përleshur e për pasojë ka mbetur i plagosur 21-vjeçari, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi I. M., 21 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia po punon për kapjen e autorit”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: