TIRANË

Në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë  gjatë një konflikti është plagosur me thikë  një 25 vjeçar, i cili u dërgua në spital me ambulancë dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e plagosjes, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën “Frosina Plaku”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.K, ka plagosur  me mjet prerës  shtetasin  S.Gj, i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit E.K.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: