Një 23-vjeçar në Shijak ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me disa të rinj.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Popullore”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit B. K., 23 vjeç dhe shtetasit R. M., 20 vjeç, dyshohet se shtetasi R. M, ka plagosur me thikë, 23-vjeçarin.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: