KAMËZ

Një sherr masiv mes të rinjve ka ndodhur këtë të mërkurë në Kamëz. Si pasojë e sherrit, është plagosur me thikënj 19-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se për ngjarjen u arrestua 16-vjeçari Shpresim Duraku. Ky i fundit akuzohet se pas një debati për motive të dobëta ka goditur disa herë në kurriz dhe në krah me thikë të riun Endi Daku, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi me inicialet E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë (shoku i personit të plagosur), sepse ka goditur me mjete të forta në trup shtetasin autorin e krimit.

NJOFTIMI I POLICISE
Procedohet penalisht edhe një 34-vjeçar i përfshirë në konflikt.

Shërbimet e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”, shtetasin e mitur me iniciale Sh. D., 16 vjeç, banues në Laknas, sepse në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu”, Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Kamzë, e ka goditur atë me thikë disa herë në kurriz dhe në krah, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë (shoku i E. D.), sepse ka goditur me mjete të forta në trup shtetasin Sh. D.

Aktualisht shtetasi E. D. ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb