Një sherr ka ndodhur këtë mbrëmje në plazhin e Tales, në Lezhë.

Një kamerier, që njëkohësisht mblidhte edhe lekët e shezlongëve, është konfliktuar me dy djem pushues për lekët e shezlongut.

Konflikti është përshkallëzuar në dhunë fizike e për pasojë ka mbetur i dëmtuar kamerieri. I riu u dërgua në spitalin e Lezhës, ku pas marrjes se mjekimi, është marrë në komisariatin e policisë, ku dhe po jep deponimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb