Një konflikt është regjistruar mëngjesin e sotëm te shkolla ‘Çajupi’ në kryeqytet. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në konflikt, ku janë përdorur dhe sende të forta, janë përfshirë disa qytetarë, ndërkohë që nje prej tyre ka përfunduar i plagosur në spital.

Po ashtu mësohet se një prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

Policia ndodhet në vendngjarje.  Ndërkohë, është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ndërsa dy persona janë shoqëruar ne komisariat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb