BULQIZE

Bulqiza është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë, ku një sherr banal i ka marrë jetën një 21-vjeçari pasi u godit me thikë. Krimi ndodhi në qendër të qytetit.

Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” mëson se pasi janë konfliktuar verbalisht, autori i dyshuar, 22-vjeçari Fatjon Keta, ka nxjerrë thikën dhe më pas ka goditur të riun, Arlind Pasha. Ky i fundit ka humbur jetën rrugës për në spital.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pak pas ngjarjes, Keta është larguar nga vendi i krimit, ndërsa pas i është vënë policia. Po ashtu “BalkanWeb” mëson se autori dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Policia po punon për kapjen e tij si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 10.00, në qytetin e Vjetër Bulqizë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.K, ka plagosur me thikë shtetasin A.P, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën.

Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.”, thuhet ne njoftimin e policise.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: