Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, në lagjen 28 nëntori, ku një person ka plagosur me thikë dy të tjerë, e më pas edhe veten.

Gazetari Enrik Mehmeti bën  me dije se autori i plagosjes së dy personave në Vlorë, e më pas edhe veten është Nexhit Arapi 40 vjeç. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë janë Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur brenda një berberhane në qytetin e Vlorë, ku mësohet se një autori është futur brenda biznesit dhe ka goditur dy punonjësit e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërsa policia ka vënë në pranga autorit, ndërsa dy punonjësit e berberhanes janë transportuar në spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb