TIRANE- Alma Hicka është shkarkuar nga detyra e Avokates së Shtetit. “BalkanWeb” mëson se Artur Metani do të jetë avokati i ri i Shtetit.

Gazetari Ergys Gjençaj bën me dije se propozimi është bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërkohë që emërimi është bërë nga kryeministri Edi Rama.

Këto lëvizje janë bërë para pak ditësh. Metani aktualisht po merr pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve me statusin e Avokatit të Shtetit. Ndërkohë mësohet se në Komision po diskutohet nisma ligjore e deputetit të PS Alket Hyseni për Avokaturën e Shtetit. Sakaq, emërimi i Artur Metanit si Avokat i Shteit do të bëhet me datë 24 tetor.

90160190 30b5 4cd0 Bc87 D02d29428709 (1)
90160190 30b5 4cd0 Bc87 D02d29428709 (1)

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb