DURRËS

BalkanWeb mëson se janë shoqëruar në polici djali dhe kushëriri i Saimir Taullaut. Nuk dihen ende arsyet e shoqërimit të tyre ditën e sotme në Durrës.

Nga ana tjetër ata janë të afërmit e Saimir Taullaut, biznesmeni nga Lushnja i njohur si rivali më i fortë i Aldo Bares.

Vitin e kaluar Taullau u arrestua në Maqedoninë e Veriut pasi ishte dënuar me 4 vite burg nga Zvicra për trafik droge.

Po ashtu Taullau ka qenë edhe subjekt i OFL si dhe i ka shpëtuar më parë dy atentateve, në 2017 dhe 2018 para lokalit të tij.

 

Historia e përplasjes me bandën e Aldo Bares 

Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.

Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.

Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, ngjarje ende nuk është zbardhur.

Në dëshminë  e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb