Përfundon për disa minuta në komisariat deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, pas tensioneve të ndodhura gjatë paradites në KZAZ-në numër 16 në Burrel, ku mbështetësit e opozitës dogjën materialet zgjedhore.

Policia sqaron se nuk e ka shoqëruar drejtëpërdrejt ish-deputeten, por kjo e fundit ndodhej në një makinë që policia dyshonte se ishin materialet zgjedhore të marra nga KZAZ, e për rrjedhojë do kontrollohej në komisariat. Ish-deputetja sipas tyre nuk ka pranuar të zbresë nga makina dhe ka përfunduar në komisariat.

Nga ana tjetër, News24 ka kontaktuar me ish deputeten Dhurata Çupi, e cila thotë se e kanë shoqëruar në komisariat.

Po ashtu mësohet se në polici është shoqëruar edhe kryetarja e FRPD në Mat, Denisa Vata për të dhënë shpjegime.

Pranë KZAZ-së së Burrelit ka mbizotëruar një situatë e tensionuar, ku nga përplasjet ka mbetur i plagosur edhe vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike në këtë qark, Alfred Lika.

Ky i fundit mësohet se ka pësuar frakturë të rëndë në kokë, gjatë përplasjeve me FNSH për nxjerrjen e materialeve zgjedhore nga KZAZ. Për pasojë, Lika është transportuar me helikopter për në Tiranë, ku po merr mjekim.

PD: DHURATA ÇUPI DEL NGA KOMISARIATI
Pak minuta pas shoqërimit, Partia Demokratike pretendon se ish-deputetja Çupi ka dalë nga komisariati i Burrelit.

“Ndryshe nga sa thotë policia, ajo u shoqërua nga dy persona me maska në një furgon policie, bashkë me kryetaren e FRPD Burrel, Denisa Vata. Fotoja është një selfie e Denisa Vatës gjatë shoqërimit”, sqaron PD.

  • foto galeri


(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb