VLORË

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Lirim” në qytetin e Vlorës. “BalkanWeb” mëson se shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Banorët janë alarmuar pasi shpërthimi i bombolës së gazit ka qenë shumë i fuqishëm.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: