Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Bulqizë, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombol, kanë humbur jetën nena, dhe dy fëmijët e saj dhe është asfiksuar vajza tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Ostren të Madh të Bulqizës.

‘BalkanWeb’ mëson se bëhet fjalë për Rajmonda Tolën, dhe dy fëmijët e saj, Fatjonin dhe Rudinën. Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se gjendja e vajzës së vogël, Meritës, 14 vjeçe, paraqitet e rëndë.

Aktualisht gazetari Doçi është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa detaje të tjera pritet të dalin në dritë.

“Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.
Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: