Tre pjesëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Policia tha se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në një banesë në Sauk.

“Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit  A. D., 46 vjeç,  B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim./

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb