Një bombol gazi ka shpërthyer në një pallat në Korçë, ndërsa raportohet për një të plagosur. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.17.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se bombola ka shpërthyer në katin e 4 të një pallati, ndërkohë personi i lënduar fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe ambulanca aktualisht janë në vendngjarje.

  • foto galeri
  • foto galeri

Aktualisht nuk dihet rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb