Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnjë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi janë plagosur çifti i të moshuarve. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:20 në fshatin Dushk Sektor.

BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për çiftin Iljaz dhe Esma Kolku.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia aktualisht ndodhet në banesën e të moshuarve.

“Sot rreth orës 12:20 në fshatin Dushk Sektor, Lushnje, dyshohet se ka shpërthyer një bombel gazi në banesën e shtetasit I. K, 75 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi I.K dhe bashkëshortja e tij shtetasja E.K të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb