FIER
Në një banesë në lagjen lagjen “29 Nëntori” të Fierit për pak sa nuk ka ndodhur një tragjedi si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se bombola e gazit që ka shpërthyer fatmirësisht ndodhej në ballkonin e apartamentit ku banonte familja e Dekim Aliajt.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur flakë e janë djegur disa pajisje në banesë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Fierit që kanë shuar zjarrin. Po ashtu raportohet se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e shpërthimit të bombolës.
(m.a/BalkanWeb)