TIRANË

Një shpërthim i fortë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.

Shpërthimi ka ndodhur në një rrugë të ndërmjetme mes një hoteli dhe një lokali, ndërsa nuk dihet objektivi. Fillimisht u raportua se një bombol gazi ka qenë shkak i shpërthimit i cili ka qenë i fuqishëm dhe ka shkateruar gjithcka.

Nga kqyrja paraprake është gjetur bombola e dëmtuar, por me mbërritjen e eksperteve është gjetur mbetje e lëndes plasëse e vendosur mes 2 godinave. Burime nga vendngjarja thanë për gazetaren Dorjana Bezat se dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e vendosjes së lëndës plasëse e dyshuar tritol.

Lokali ku ka ndodhur ngjarja ka qenë i mbyllur, ndërsa si pasojë e shpërthimit janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet dhe zbuluar autorët.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb