KURBIN

Shpërthim me eksploziv në një banesë në Mamurras. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në oborrin e një banese, ku ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 15.04.2021, rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Shpetim Ndreca, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, informon zyrtarisht policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb