ELBASAN

Një bolier dhe tre panele diellore kanë shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se panelet diellore pësuan defekt teknik dhe kanë shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë Policia në njoftimin e saj zyrtar bën me dije se bolieri dhe tre panelet ishin të një lokali në lagjen ”Kala” në Elbasan, në pronësi të E.S.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Elbasan / Informacion paraprak

Në lagjen “Kala”,Elbasan, në lokalin në pronësi të shtetasit E.S., dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka plasur një bolier dhe për pasojë kanë plasur dhe tre panele diellore që ishin të vendosura sipër lokalit. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb