TIRANE- Një djalë i ri, 29-vjeç ka qenë shënjestra e një sulmi me eksploziv të ndodhur gjatë orëve të natës.

Policia e kryeqytetit bën me dije se rreth orës 01:30, në rrugën “Fransua Pukvil”, në Shkozë, i është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive në derën e banesës shtetasit, K.M., 29 vjeç.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, por policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar disa persona për ngjarjen dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shkatërrim prone me eksploziv”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb