FUSHË-KRUJË

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kaluar  në fshatin Halil të Fushë Krujës. Policia thekson se lënda plasëse është vënë në ambientet e jashtme të oborrit  të shtëpisë së një 40-vjeçari, por fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak/Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil , Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit  të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: