Një rast i ri me koronavirus është shtuar në vendin tonë.

Burime për “News 24” bëjnë me dije se një tjetër person ka rezultuar pozitiv në testin e virusit vdekjeprurës.

E infektuara me koronavirus është një 65 vjecare nga qyteti i Patosit. Ajo është nëna e një pacienti të shtruar për koronavirus. Kështu, shkon në 65 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

E moshuara është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv. Ajo ishte në vetë-karantinim prej disa ditësh. 65 vjecarja u testua sot dhe doli pozitive.

(d.xh/ Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb