Nuk kanë të ndalur incidentet para finales së Conference League në Air Albania, mes Romës dhe Feynoord, e cila do luhet nesër. Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se në rrugën Mustafa Matohiti janë 200 tifozë holandezë me shkopinj dhe gurë, të cilët janë përleshur me policinë. Sipas asaj që thuhet, një efekt policie ka mbetur i lënduar.

Lojtari i 12-të i Feyenoord ishte nisur në drejtim të stadiumit Air Albania, por për arsye se atje ndodheshin edhe tifozët e Romës,  nuk u lejuan nga policia. Finalja e Conference League do luhet të mërkurën (21.00).

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb