Aksion policor në disa qytete, përfshirë edhe kryeqytetit.

Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë kanë mësyrë edhe në lagjen 5 Maji. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb”, se aksioni është realizuar me urdhër të SPAK.
Mësohet se Struktura e Posaçme ka lëshuar në total 32 urdhër-arrestesh, 19 vetëm në Elbasan, ndërsa në lagjen 5 maji, janë vendosur në pranga 2 persona.

Gazetarja Lala raporton se mes të arrestuarve janë edhe personazhe të njohur të botës së krimit. Urdhrat janë miratuar nga GJKKO, ndërsa personat e skeduar dyshohen për vrasje, rrëmbim personi dhe shantazhe. Mes të arrestuarve në Elbasan rezulton një oficer policie. Ai dyshohet se ka pasur lidhje me grupet kriminale në qytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: