Policia është vënë në ndjekje të një 37-vjeçari nga Cërriku, pasi pas një konflikti me një tjetër person, ka qëlluar me armë në ajër.

“Në fshatin Çepe, Belsh, shtetasi D.H., 37 vjeç, banues në Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K.C., 29 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, dyshohet se ka qëlluar 1 herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb