Plagosje me armë zjarri në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit. Nga të shtënat mësohet se ka mbetur i plagosur 44-vjeçari Kujtim Meta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, teksa i plagosuri është transportuar në spital. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal shërbimesh.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb