Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg” në afërsi të zjarrfikëses në periferi të qytetit verior, ne nje furre buke. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi. 32-vjeçari Armando Ndreu dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të furrës në pronësi të shtetasit Sadet Sala.

Mësohet se nga plumbat, ku të paktën në tokë janë gjetur 17 gëzhoja, një prej tyre ka thyer xhamin e një furre buke dhe nje ka përfunduar ne nje makine te parkuar. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: