Vritet me armë zjarri një 48-vjeçar në qendër të Sukthit. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se në spitalin e Durrësit ka mbërritur i vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Mërkuri Ismaili, rreth 48 vjeç, një person që sipas burimeve nga policia rezulton me precedentë penal në fushën e narkotikëve.

Policia ka nisur hetimet në vendngjarje për të zbardhur vrasjen dhe identifikuar autorët, ndërsa nuk dihet ende dinamika e ngjarjes.

Janë ngritur disa postoblloqe për kapjen e autorit në të gjitha hyrje -daljet kryesore të Durrësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb