SHKODËR

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Theth. Personi, rreth 40 vjeç është qëlluar me automatik në këmbë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit dhe kapjen e autorit.

Informacion paraprak.
Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb