SHKODËR- Të shtëna me armë janë dëgjuar mesditën e sotme në Vaun e Dejës në Shkodër. Sipas të dhënave të para, një person ka mbetur i plagosur pranë hidrocentralit të Vaut të Dejës.

Policia është nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se identiteti i të plagosurit është Ermir Simoni, 43 vjeç. Simoni është pronar i një servisi makinash në afërsi të hidrocentralit.

Ai është transportuar në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacion Paraprak
Me datë 11.05.2018 rreth orës 12:30 jemi njoftuar se ne Vau i Dejës ka ndodhur një konflikt ku për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E. S. 43 vjeç banues Vau i Dejës.
Menjëherë janë nisur forca të shumta policie për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Shtetasi E. S. ndodhet nw Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb