DURRËS

Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një konflikt ka ndodhur pranë Stacionit të Trenit, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Policia tha se një 25-vjeçar u plagos në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën, teksa i është vënë pas autorit, tashmë të identifikuar.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, teksa janë ngritur disa postblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: